Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Supriza në Big Brother Vip, 4 banorë të rinj pjesë e garës, Olta Gixhari rifutet në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

Shkruar nga Newsbomb
Supriza në Big Brother Vip, 4 banorë të rinj pjesë e
Olta Gixhari

Olta Gixhari ishte dhe një nga suprizat e mbrëmjes së djeshme. Dy motrat Gixhari u ribashkuan duke dhuruar plot emocione si brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, po ashtu dhe jashtë.

Aktorja u fut në shtëpi për pak minuta për të suprizuar motrën e saj dhe për t’i  vendosur njëherë e mirë vulën aludimeve se mes tyre ka një krisje.

Duke i treguar që e ndjek çdo moment, Olta iu drejtua Gertës duke i thënë që të qëndrojë e fortë dhe të ketë më tepër besim te vetja.

"Unë të shoh çdo ditë, çdo sekondë, 24 orë ta dish. Përballon ti por mos bërtit. Të ka ikur zëri. Do të vijnë dhe çunat të të takojnë. Tani ishte koha që duhet të vija unë.

Ti më pëlqen nga lojtarët.  Por realisht jeni një shtëpi fantastike jeni personazhe të paparë, jeni protagonistë të gjithë. Më pëlqeni shumë të gjithë. Jeni shumë të natyrshëm nga të gjithë. Lufta këtë vit është goxha e fortë. Qëndro e fortë, forca, jepi forca me besim te vetja dhe nuk ka nevojë të bërtasësh”, tha Olta. Takimi i dy motrave Gixhari u shoqërua me emocione të forta dhe lot.

Ndërkohë, pjesë e shtëpisë u bënë edhe 4 banorë të tjerë:’Kelly këngëtar, Viserlo artist, Rizarta modele, Ola e cila më parë ka qenë në Për’puthen’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese