Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Stresi paralajmëron tërheqjen nga muzika

Shkruar nga Newsbomb
Stresi paralajmëron tërheqjen nga muzika
Reperi shqiptar, Stresi

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin artistik si “Stresi” ka deklaruar se do të tërhiqet shumë shpejt nga muzika. Sipas reperit, ai tashmë ndodhet në moshën më të mirë për ta lërë muzikën dhe për t’ju përkushtuar jetës familjare.

Ndërsa kujton që ka rreth 20 vite që merret me muzikë,  Stresi e konsideron moshën 40 vjecare si kohën e duhur për tu tërhequr nga bota e muzikës.

“Unë jam 38 vjeç aktualisht dhe jam duke menduar dita-ditës ta lë, në moshën më të mirë. Të lë muzikën në moshën 40-vjeçare. Për mua nuk është herët. Unë kam që në 2005-ën që merrem me muzikë, gati 20 vjet. Unë jam një djalë që kam kaluar shumë në jetën time me muzikën, por mendoj që të vazhdoj të mendoj për familjen time,” tha reperi Stresi.

Stresi do të publikojë albumin e tretë së shpejti. Në një intervistë për “Shije Shtëpie” ai bëri të ditur se publikimi i albumit do të bëhet në datën 1 qershor dhe titulli i tij është “Archimed”.

Një album që do të pasqyrojë rrugëtimin e jetës së reperit që nga fëmijëria e deri më sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed