Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Stresi mesazh tropojanëve që “tradhtuan” Berishën: Ju që dolët kundër, merrni lopët e delet dhe kthehuni andej nga erdhët

Shkruar nga Newsbomb
Stresi mesazh tropojanëve që “tradhtuan” Berishën: Ju
Fotomontazh/ Stresi - Berisha

Pas dy viteve e gjysmë betejë, Gjykata e Apelit vendosi dje që vulën e Partisë Demokratike t’ia japë Sali Berishës.

Menjëherë pas këtij vendimi në selinë blu, por dhe në zonën e ish-Bllokut, ku ndodhet dhe banesa e Berishës nisi festa. Demokratët me flamurë, këngë e valle kanë festuar këtë vendim, të cilën e kanë quajtur “historike”.

E në këto festa nuk kishte sit ë mungonte këngëtari i njohur Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, një simpatizantë i flaktë i Sali Berishës dhe PD-së.

Stresi u dërgoi një mesazh të gjithë tropojanëve që tradhtuan Berishën dhe u bënë pjesë e Bashës, dukë thënë: “tani merrni lopë dhe dele dhe ktheheni andej nga keni ardhur”.

“Është një thënie e vjetër që shtëpinë tënde nuk ta merr dot askush dhe nuk e zë dot askush. Të gjejnë vrimë e të futen komunistat me Erjona Veliajn, me Ed drogaxhiun e me gjithë këta këlysha komunistash. Vetëm një gjë e kam edhe për patriotët e mi tropojanë, që na dolën kundër, ti marrin lopët e delet e të kthehen andej nga erdhën.

Ska gjë që na e merr shtëpinë tonë. Tropojanë që na kanë dalë kundër, të marrin lopët e të kthehen andej nga erdhën. Unë jam Arkimed Lushaj, berishian deri në vdekje, Do shihemi në protesta shumë shpejt”, tha Stresi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese