Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sot në krahët e portierit të Partizanit, Çiljeta: Që 24 vjeç kam dashur të jem ëndrra e vetëm një burri, jo e mijëra burrave

Shkruar nga Newsbomb
Sot në krahët e portierit të Partizanit, Çiljeta: Që
Çiljeta dhe Albani

E ftuara e radhës në podcastin e Mira Kazhanit ka qenë Çiljeta Xhilaga, e ëmbla Çili e cila me pjesëmarrjen e saj në reality shown “Ferma Vip” tregoi respektin për familjen, dashurinë e pakufijshme për tre çunat e saj, dy djemtë dhe partnerin, Albanin.

Në këtë rrëfim për jetën e saj Çili u ndal te eksperienca në këtë format dhe shkaku që e shtyu që të bëhej pjesë e këtij reality show.

Duke theksuar që nuk kishte nevojë për vëmendje, pasi që prej momentit që kishte vendosur t’i përkushtohej familjes nuk ka dashur të jetë pjesë e jetës publike e skenës, Çiljeta tha se ka qenë miku i saj Eraldo Rexho i cili e shtyu dhe më pas dhe partneri i saj, Albani dhe e ëma.

Gjithashtu artistja u ndal dhe te një intervistë të dhënë shumë vite më parë, pikërisht kur ishte vetëm 24-vjeç dhe tregonte ëndrrën për të pasur një familje të shëndetshme.

“Po lexoja një ditë një itnervistë që kam dhënë në moshën 24-vjeçare. Po e lexoja me vëmendje, ka qenë një nga shkrimet më të mira që më është bërë aso kohe. E bërë nga Dalina Buzi dhe duke qenë se Dalinën e kisha komshie dhe më njihte dhe bëri një tregim një përmbledhje e gjithë jetës time dhe po lexoja që kisha thënë që në moshën 24-vjeç nuk më pëlqen më vëmendja, dua të krijoj një familje dhe dua të jem ëndrra e një burri të vetëm dhe jo e mijëra burrave të tjerë dhe po qeshja me veten time. Kjo ndjesi e familjes më ka ardhur që në moshë të vogël sepse unë jam rritur nga dy prindër që janë dashur gjith jetën”, tha Çili ndër të tjera.

Pjesë nga intervista me Mira Kazhanin:

-Pse e more vendimin për tu futur në një reality show, çfarë mungonte në jetën tënde? Kishe nevojë për vëmendje?

Çiljeta: Jo nuk është kjo. Nuk është kjo sepse unë nuk vuaj për vëmendje, për hir të vërtetës. Hyrja në Fermë ka qenë një vendim në moment të fundit, ashtu si dhe më kanë ndodhur gjithmonë gjërat në jetën time që i marr vendimet në sekondë të fundit dhe më thotë intuita ime që duhet ta bësh. Padiskutim miku im Eraldo ishte një ndër njerëzit që më shtyu më së tepërmi dhe më tha duhet ta bësh, por jo për vëmendje, sepse vëmendjen kisha vendosur vetë ta largoja nga jeta ime që në atë momentin që vendosa të kem atë familje që kisha ëndërruar.

Nuk i bën dot, edhe karrierën edhe familjen. Është e vështirë. Kështu që nuk më interesonte ajo vëmendje, madje kjo vëmendje s’ më ka interesuar që kur kam qenë shumë e vogël. Ka qenë thjesht një rastësi, një vendim i momentit të fundit. nëj gjë e konsultuar me mamin e cila më shtyu të futem në Fermë dhe një vendim i marrë me Albanin. Mami ka dashur gjithmonë që të largohesha nga jeta e skenës, por unë kam pasur dëshirë vetë. 

-Gjithmonë e ke pasur këtë dëshirë drejt familjes ti Çili, apo erdhi në një moment kur ishe e ngropur me suksesin, famën?

Çiljeta: Po lexoja një ditë një intervistë që kam dhënë në moshën 24-vjeçare. Po e lexoja me vëmendje, ka qenë një nga shkrimet më të mira që më është bërë aso kohe. E bërë nga Dalina Buzi dhe duke qenë se Dalinën e kisha komshie dhe më njihte dhe bëri një tregim një përmbledhje e gjithë jetës time dhe po lexoja që kisha thënë që në moshën 24-vjeç nuk më pëlqen më vëmendje, dua të krijoj një familje dhe dua të jem ëndrra e një burri të vetëm dhe jo e mijëra burrave të tjerë dhe po qeshja me veten time.Kjo ndjesi e familjes më ka ardhur që në moshë të vogël sepse unë jam rritur nga dy prindër që janë dashur gjith jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese