
Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri së fundmi ka vendosur të flasë për humbjen e vajzës së tij Sofisë. 17 vjet nga ndarja e Sofisë nga jeta, Sidriti mes dhimbjes ka treguar se sprova ka qenë e fortë. Megjithatë, bashkë me gruan e tij, Meri, dhe tre fëmijët e tyre ata vazhdojnë ta kujtojnë Sofinë, duke shpresuar se një ditë do t'u bashkohen atyre në parajsë.
Fëmijët e Sidritit, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna, 5, janë rritur me idenë se kanë pasur një motër më të madhe, dhe shpesh pyesin se si do të ishte ajo sot.
“Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe. Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”.
Ndarja nga jeta e Sofisë ishte një sprovë dhe provë tjetër që e fuqizoi raportin e Sidritit me Zotin