Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Sonte “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea paralajmëron: Bëhuni gati për surpriza të mëdha

Shkruar nga Newsbomb
Sonte “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea paralajmëron:
Prezantuesit e Kenges Magjike

Sot starton spektakli muzikor i shumëpritur, “Kënga Magjike”. Mes emocioneve të forta dhe një magjie që vetëm ky spektakël di të dhurojë pritet që mbrëmjen e kësaj të mërkure  skena e Pallatit të Kongreseve të ngrihet “peshë”.

Transmetimi fillon në orën 20:00 në Tv Klan, duke mbledhur artistë të rinj dhe emra të njohur të muzikës shqiptare në një mbrëmje plot emocion dhe surpriza.

Producenti dhe drejtuesi i këtij festivali, Ardit Gjebrea ka folur shkurtimisht dhe për atë çfarë pritet që të ndodhë në këtë natë të parë gjysëmfinale.

Arditi tha se pavarësisht se kanë kaluar vite, plot 24, emocionet bëjnë punën e vetë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë edicion të “Këngës Magjike” do të ketë dhe një risi.

 “Emocionet janë gjithmonë të pranishme, edhe pas kaq vitesh. Këtë vit sjellim një risi të veçantë: për herë të parë në festivalet shqiptare do të përdoret Inteligjenca Artificiale. Bëhuni gati për surpriza të mëdha!”, tha Arditi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese