
Dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij, shtëpia e Ermal Metës dhe partnerja Chiara Sturdà, kanë rënë pre e grabitjes në Itali.
Lajmin e ka ndarë vetë këngëtari në rrjetet sociale, teksa tregon edhe derën e shtëpisë të shkatërruar.
Po ashtu Meta i ka bërë një apel publik hajdutëve. "Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur,” shkruan kantautori.
Më pas Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashamirësinë që i kanë shprehur sot.
“Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!” thotë kantautori.