Ndryshe nga puntatat e kaluara, këtë mbrëmje në Big Brother Vip, ata që kanë debatuar me njëri-tjetrin kanë qenë opinionistët. E “mollë sherri” mes Arbërit edhe Orit janë bërë komentet për banorët dhe pëlqimet e tyre për konkurrentët.
Ishte Arbëri i cili iu drejtua Orit duke i thënë se ajo nuk thotë asnjëherë fjalë të keqe për Heidin, pasi sipas tij është tifozja e saj. Ndërsa, opinionistja iu kthye duke i thënë se ai ka pëlqim për Meritonin.
Kaq u desh që të dy opinionistët të fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin, sa as Ledioni nuk po dinte se çfarë të bënte në ato momente.
Pjesë nga debati:
Arbëri: Valla Ledion kur unë jam me gruan nuk më intereson farë çfarë bëhet mbyll derën edhe.
Ori: Ti me gruan nuk je në Big Brotehr, je në shtëpi. Është një ndryshim shumë i vogël.
Arbëri: Ndryshimi është shumë i vogël, por sikur të kishte ti një mendim ndryshe për Heidin në këto 200 ditë mirë do të ishte.
ORi: Unë e ul e ngre e ndryshoj
Arbëri: Heidi për ty nuk ka pasur kurrë një gabim edhe kjo më bën të mendoj se është thikë me dy presje
Ori: Po mendo çfarë të duash, nuk jam unë aty brenda
Arbëri: Edhe unë mund të themm çfarë të duash
Ori: Çfarë do të thuash që unë kam qejf Heidin? Po mirë edhe ti ke qejf Meritonin
Arbëri: E kam zemër, e kam shumë qejf unë nuk e mohoj
Ori: Unë nuk e njoh Heidin, e kam parë për herë të parë
Arbëri: Po as unë nuk e njoh Meritonin
Ori: Ti e njeh Meritonin, ai minimalisht jeton në Kosovë dhe Shqipëri ndërsa Heidi në Itali
Arbëri: Unë kam marrë nuse Kosovë, nuk kam shkuar nuse
Ori: Ti je batutaxhi se njihesh, por unë sjam batutaxhie
Arbëri: Çtë të them unë do mësohesh
Arbëri: Do të mësohesh, ke premisa
Ori: Për batutaxhie?
Arbëri: Je munduar se ke filluar të postosh disa tiktoke
Ori: Ua sa i vëmendshëm që je si ato plakat e këqija, s’ke punë tjetër që më ruan mua? Më kanë thënë që kur të bie ti të ngre më kanë thënë, po pres të ngrihem
Arbëri: Qenkan të mençur