Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

SKANDAL në Greqi, qytetarit i marrin mijëra euro me emrin e këngëtarit Konstantinos Argiros (SKEMA DHE FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
SKANDAL në Greqi, qytetarit i marrin mijëra euro me emrin e
Konstantinos Argiros

Ai donte të kthehej në Greqi dhe të rifillonte jetën e tij, këtë herë jo jashtë vendit, por në vendlindje. Dimitris Stefanidis , një punonjës shëndetësor, mori vendimin të linte pas një karrierë jashtë vendit për t'u vendosur dhe për të punuar në vendin e tij.

Megjithatë, sipas asaj që mediat vendase raportojnë, Stefanidis nuk e priste që eksperienca e tij e parë në Greqi të ishte e tillë dhe ai të binte pre e një mashtrimi të mirëorganizuar online, ku madje u përdor edhe emri i një prej këngëtarëve më të njohur grek, Konstantinos Argiros.

Historia e Dimitris fillon si mijëra të tjera. Një mesazh në Instagram , spontan dhe i sinqertë, drejtuar një artisti që e admironte. “I kisha dërguar një mesazh këtij profili të veçantë, duke menduar se ishte i vërtetë, për të shprehur admirimin tim”, thotë Stefanidis.

SKANDAL në Greqi, qytetarit i marrin mijëra euro me emrin e
Fotomontazh e kengetarit grek qe autoret perdoren per te mashtruar qytetarin

Përgjigja erdhi papritur, brenda pak orësh. Miqësore, pothuajse personale. “Ai më falënderoi për mesazhin”, thotë ai, “dhe më tha se kishte një propozim për mua”.

Propozimi ishte i tillë, këtij shtetasi iu ofrua mundësia që të kujdesej personalisht për këngëtarin. Sigurisht, që ky propozim nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim.

Mashtruesi, i cili kishte krijuar profilin e rremë të këngëtarit filloi t’i dërgonte foto të artistit, mesa duket të shkarkuara nga interneti, për të arritur besimin e tij. Më pas, ai i ka bërë të ditur Dimitrisit se për të vazhduar “bashkëpunimin”, fillimisht duhet të kontaktojë me menaxhmentin e “ekipit” të artistit.

“Më dha katër numra telefoni, një grek, dy anglezë dhe një nga Hollanda”, tha Stefanidis, duke theksuar se këtu filloi dhe faza tjetër e mashtrimit, të cilën e kuptoi shumë vonë.

SKANDAL në Greqi, qytetarit i marrin mijëra euro me emrin e
Fotomontazh e kengetarit grek qe autoret perdoren per te mashtruar qytetarin

Njeriu që supozohej se ishte anëtar i ekipit të Argyros u paraqit në mënyrë profesionale. Gjithçka u konsiderua me kujdes: formaliteti, kushtet, “rregulloret” e ekipit dhe sigurisht dhe pagesa. Për t'u bashkuar me grupin e këngëtarit dhe për ta takuar atë, duhej të pajisej,  me një " kartë anëtarësimi " e cila kushtonte 300 euro.

Biseda vazhdoi dhe mori një kthesë më personale. “Më thanë se nëse do të doja të takoja vetë Argyrosin për një orë, do të duhej të paguaja 400 euro”, thotë ai. “Nëse mund ta përballoja, mund të rezervoja dy ose tre orë”. Dimitris pa e kuptuar tashmë kishte hyrë mirë në rrjetin e mashtruesve. Me iluzione dhe argumente mashtruese i kanë zhvatur gjithsej 2000 euro .

Paratë, ashtu si dhe këta mashtrues kërkonin, ishin depozituar në një llogari bankare në emër të  “Konstantina Geladarit”. Një identitet i reemë, i cili përdorej nga autorët.

Sot, Dimitris Stefanidis po mundohet të rikuperohet nga tronditja.

"I gjithë komunikimi bëhej përmes WhatsApp. Më dukej kaq reale. Nuk e kisha besuar kurrë se mund të bëhej një mashtrim i tillë rreth një personi kaq të njohur," thotë ai, teksa ka thënë për mediat greke që do të bëjë një denoncim pranë autoriteteve kompetence, me shpresën se autorët do të indetifikohen dhe më e rëndësishmja se nuk do të ketë viktima të tjera që bien pre e kësaj skeme mashtrimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese