Banorët e Big Brother VIP Kosova janë vendosur para një sfide ku të gjithë duhet të gjenin emrin e personazheve që shfaqeshin në një ekran. Ajo qe ka ndodhur është skandaloze.
Banorët nuk kanë njohur Heronjtë e mëdhenj të kombit shqiptar:Isa Boletinin, Ismail Qemalin, komandantin e UÇK Zahir Pajazitin si dhe figurat e shquara të letërsisë dhe muzikës shqiptare: Ismail Kadarene, Adem Demaçin, Vaçe Zelën, Inva Mulën, Nexhmije Pagarushen, por as legjendën e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri.
Personazhi i cili prej një muaji është bërë nga më të famshmit dhe pëlyqrit në shtëpinë e Vëllait të Madh, Driloni nuk ka njohur fillimisht Mark Zucenberk, por fatkeqësi e madhe është që nuk ka njohur shkrimtarin e madh të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.
“Jo nuk ka shans, çar bën ky?”, është shprehur Driloni. Ndërsa banorja, Anisa e cila e prezanton veten si një këngëtare, nuk ka njohur mbretëreshën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarushën.
E njëjta situatë ka ndodhur me Sara Kolamin e cila nuk ka njohur Isa Boletinin. Qershia mbi tortë padyshim ishte mosnjohja e Ismail Qemalit nga personazhi tjetër Xuxi. Një reality shoë që tregon realitetin e trishtë, mbi të gjitha me personazhe të cilësuar si VIP-a.