Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Si është marrëdhënia e Albës dhe Limit pas daljes nga “Ferma VIP”? Ish-fermerët japin përgjigjen: E kemi të mbyllur

Shkruar nga Newsbomb
Si është marrëdhënia e Albës dhe Limit pas daljes nga
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti

Ish-konkurrentët e “Ferma VIP 2”, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti kanë folur për herë të parë rreth daljes dhe mbi të gjitha për marrëdhënien e tyre, të cilët krijuan një lidhje dashurie së bashku, por dhe për familjen e saj.

Në intervistën e tyre ish-fermerët treguan të lumtur se vazhdojnë në një lidhje dashurie, duke theksuar se kanë qenë gjatë gjithë kohës së bashku.

“Bashkë kemi ngrënë, bashkë kemi ndenjur, bashkë kemi ardhur dhe këtu, bashkë jemi”, u shpreh Limi.

Gjithashtu dhe Alba tha që janë në një lidhje të “mbyllur”, si dhe familjen e saj që e kanë mirëpritur mirë.

Pyetjes së shtatzanisë të dy i bënë “bisht”, duke nënkuptuar se kanë diçka të përbashkët mes njëri-tjetrit, por pa dhënë asnjë detaj më tepër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese