
Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj ka mbajtur një koncert madhështor në veri të Italisë, në qytetin e Milanos.
"MOTIV i jetës time", koncert i përmasave të yjeve botëror, që mblodhi plot 16 mijë njerëz të ardhur nga e gjithë bota, si asnjëherë më parë.
Mediat italiane gjithashtu pasqyruan koncertin e suksesshëm të Skënderaj, duke e cilësuar si këngëtari i parë shqiptarë që arrin një sukses të tillë.
Ndërkohë, vetë këngëtari ka reaguar përmes një postimi në Instagram, i cili shprehet i emocionuar, gati pa fjalë. Albani falenderon fansat e tij dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme, teksa i konsideron "një frymëzim".
"Çfarë nate! Jam ende i mpirë dhe nuk di çfarë të them! Unë që zotëroj fjalët e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë! Krenohem me ju, njerëz të çiltër të vërtetë, me zemrat plot dashuri. Jeni frymëzim! T'ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm! Ju jam përgjithmonë mirënjohës!", shkruan këngëtari.
View this post on Instagram