Nuk e kishin bërë publik asnjëherë, por sot si Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur të tregojnë portretin e birit të tyre, Amen. 1 vit nga lindja e tij, çifti tanimë në distancë kanë zgjedhur të festojnë në mënyra të ndryshme.
Aktori i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale në këtë ditë speciale të jetës së tij, kurse Xhensila i ka dedikuar një këngë të veçantë djalit të saj të vogël. Edhe pse çifti është ndër më të përfolurit e shoë bizzit shqiptar, kjo ditë i ka bashkuar ata në një dimension tjetër, të dashurisë për familjen.
Kujtojmë që Besi dhe Xhensila prej muajsh janë subjekt të Gjykatës së Tiranës ku kanë kërkuar divorcin. Herë pas here përmes teksteve të këngëve të tyre ata kanë ngacmuar njëri-tjetrin duke treguar në një farë mënyre shkaktarin e këtij divorci të shumëpërfolur.
Më poshtë mund të gjeni pak tekst nga postimi i Besit në Instagramin e vet:
“Amen, biri im! Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise. Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu. Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine. Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende. Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogël,” shkruan Besi në Instagram.
View this post on Instagram