
Këngëtarja e njohur nga Kosova dhe shumë e dashur për publikun, Shyhret Behluli ka përfunduar në rrjetin e famshëm për porosi të produkteve të ndryshme online, Ali Express.
Në një foto të shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, gjigandi teknologjik duket se ka zgjedhur këngëtaren si imazh për të prezantuar tek blerësit një fustan mbremjeje.
Poshtë fotos, ka një përshkrim të shkurtër rreth fustanit që Shyhretja ka veshur: “Fustan luksoz mbrëmjeje me mëngë të gjata. Iluzioni me rruaza V dhe me jakë saten”.

Nuk dihet nëse ajo ka bërë ndonjë pakt me Ali Expressin, apo fotoja është marrë rastësisht nga interneti në daljet e saj të shumta publike.
Këngëtarja Shyhrete Behluli ka një karrierë të gjatë dhe të sukseshme në muzikë. Ajo njihet për zërin e saj melodioz dhe këngët e jashtëzakonshme popullore që shpeshherë janë kthyer në hite.