Që vip-at marrin lekë nga “Instagrami” këtë e dimë, dhe që marrin shuma të konsiderueshme edhe këtë e dimë, por kush nga banorët e shtëpisë së Big Brother Vip është më “i kripuri”, këtë nuk e dinim.
Ka qenë Anaid Kaloti i cili ka zbuluar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj, Sipas Anaidit, aktori mund të paguhet për një postim edhe 3 mijë euro, ndërsa sa i përket kontratave nuk i mbyllën pa 10 ose 20 mijë euro.
Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influenceri më i mirë në treg.
Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?
Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.
Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influenceri.
Anaidi: Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.