Mbrëmjen e sotme Besa Kokëdhima do të elektrizojë me zërin e saj skenën magjike të Eurovizionit, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën, ‘Titan’.
Ajo u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve kudo në botë, teksa u ka kërkuar mbështetje në këtë garë të rëndësishme për të.
“A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë në gjysmëfinale. Vota 02, Voto Shqipërinë. Faleminderit për mbështetjen! Duke dërguar dashuri për të gjithë ju”,- shkruan në Instagram Besa.
Shqipëria do të konkurojë në gjysmën e parë të shteteve garuese, të cilat janë plot 16, pra tetë këndojnë në pjesën e parë dhe tetë në pjesën e dytë.
Shqipëria ka patur “fatin e keq” që të jetë në natën ku ka më shumë shtete në konkurrim, pasi në natën e parë janë vetëm 15 shtete garuese.
View this post on Instagram