Besa Kokdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan”, e cila performoi mbrëmjen e djeshme në skenën magjike të eventit, në natën e dytë gjysmëfinal, por nuk ia doli të dërgojë Shqipërinë në gjysmëfinalen e Eurovision.
Edhe pse ishte një ndër performacat më të pëlqyera nga publiku, sidomos në rrjetet sociale, Besa nuk arriti të mbledhë votat e mjaftueshme.
Ndërsa këngët që arritën të kalonin në finale, mbrëmjene dytë ishin Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.
Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale. Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.
Finalja e madhe do të mbahet më 11 maj në Malmo Arena, Suedi, ndërsa në të dyja netët e Eurovision 2024 u dhuruan emocione, ritme dhe ngjyrime të bukura të traditës dhe kulturës së vendeve të ndryshme të Evropës.