
Ish banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, në një interivstë në “Top Channel” ka folur për jetën e saj pas daljes nga shtëpia, por duke veçantuar marrëdhënien e fortë me Rozana Radin.
Ajo e ka konsideruar shoqërinë e saj me këngëtaren si gjënë më të rëndësishme, duke theksuar se është mbështetja e saj më e madhe pasi ka dalë nga shtëpia e Vëllait të Madh.
Edhe pse vijon të jetë brenda, Rozana ka mbajtur premtimin e dhënë ndaj Livias, ndërsa e ka strehuar në shtëpinë e saj, duke e shkëputur kështu nga jetesa e saj në Durrës.
“Unë jetoj në Durrës, por Rozana më tha: ‘Jo, ti do vish në Tiranë’. Më premtoi që sapo të dilja, do të më jepte çelësat e shtëpisë. Dhe ashtu ndodhi. Sapo dola, motra e saj më dha çelësat. Kur vij në Tiranë, jam aty, te shtëpia e saj", u shpreh ajo.