Klajdi Mancaku humbi jetën pasi ra nga kati i 10-të i një ndërtesë në Spanjë. 26-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht, ndërkohë deri më tani nuk kemi më tepër detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Klajdi, njihej nga të gjithë përdoruesit e rrjetit social “TikTok”. Ai kishte një miqësi të ngushtë me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Klevio Ahmetaj i njohur si “Cllevio Serbiano”.
Ky i fundit ka reaguar për humbjen e mikut të tij. Në rrjetet e tij sociale Cllevio i trishtuar nga vdekja e shokut të tij të ngushtë ka postuar disa momente të kaluara me të riun.
“Rinia na braksiti. Kujtimet i kam mbajtur”, shkruan Cllevio teksa çdo postim e ka shoqëruar me fytyra të mërzitura.
Klajdi Mancaku humbi jetën këtë të mërkurë në Spanjë. 26-vjeçari ndërroi ejtë pasi ra nga kati i 10-të i një ndërtesë.
Ai ka qenë një personazh i njohur në rrjetin social “TikTok” , por dhe për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i përfshirë në një konflikt më prill të 2023-shit. Pas një sherri Mancaku qëlloi me armë dy të rinj duke i lënë të plagosur. Pas kësaj ngjarje 26-vjeçari u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit dhe për më shumë se një vit ishte në arrati.
Sherri mes të rinjëve kishte nisur në Tik Tok, ku më pas Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, e më pas kanë vendosur që të takohen për t'u sqaruar. Vrioni kishte marrë me vete kushëririn e tij, Jurgen Vrionin dhe shokun e tij, Arbër Haxhiun. Sapo i ka parë, Mancaku ka qëlluar ndaj tyre, duke plagosur 2 nga 3 të rinjtë.