Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Shko në hale”, sherr i fortë mes dy banoreve të Big Brother VIP: Mos mu afro në fytyrë

Shkruar nga Newsbomb
“Shko në hale”, sherr i fortë mes dy banoreve të Big
Danja Koka

Emri i Arsidës ishte një nga më të nominuarit për tu përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Kjo ka revoltuar banoren e cila ka nsiur debatet me banorët e tjerë, konkretisht me banoren e re Danjen, pasi kjo e fundit i kërkoi asaj që të mos bërtiste, por Arsida u shpreh ndaj modeles që nëse nuk e duronte dot “të shkonte në hale”.

Ky diskutim i tyre ka vijuar dhe sot, teksa Danja u shpreh ndaj banores se budalliqet janë pjesë e kuturës së Arsidës dhe jo saj.

Danja: Po flisja me ata, s’po flisja me ty. Po të shoh në sy e po të them, të lutem shumë, emrin tim mos e përmend më. Kaq. E mbylla me ty. Ti mund të bësh zhurmuesin po do ngjash shumë keq.

Arsida: Pse po e bën zhurmuesin ti?

Danja: Unë të thash ul zërin.

Arsida: Në 10 fjalë që the dje, 20 i kishe ofendime.

Danja: Nuk kam ndërmend të të kthehem më se ka kamera. Budalliqet janë pjesë e kulturës tënde, jo e imja. Shko në hale mos më thuaj mua, mos guxo të më thuash mua.

Arsida: Halja është i vetmi ambient ku është i qetë. Të shqetëson fjalia dhe volumi im, shko rri në qetësi në hale, sepse është i vetmi vend ku mund të rrish në qetësi.

Danja: Ti ke probleme të thella inferioriteti. Kështu që, dil, sqaroi jashtë, kuroji jashtë, sepse është e rëndësishme t’i kurosh për vete.

Arsida: Ti çfarë problemesh ke për vete?

Danja: Unë nuk kam asnjë problem. E di si jam unë? Unë jam qelibarë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese