Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Shkëmbyen puthje dhe prekje, por pas largimit të ish-burrit, Drenusha i kthehet Rezart Veleshjas: Meshkujt si ti mua ma zënë frymën

Shkruar nga Newsbomb
Shkëmbyen puthje dhe prekje, por pas largimit të ish-burrit, Drenusha
Drenusha Latifi dhe Rezart Veleshja

Raportet midis Rezartit dhe Drenushës janë acaruar shumë pas largimit të ish bashkëshortit të kësaj të fundit, Atilla Kardesh. Rezi dhe Drenusha kanë krijuar një afrimitet të madh që nga ditët e para ndërsa së fundmi ish missi shqiptar është revoltuar ndaj aktorit duke i kërkuar t’i japë hapësirë.

Me tone të ashpra ajo i është drejtuar Rezartit duke i thënë se meshkujt si puna e tij i marrin frymën dhe nuk i do afër vetes.

Mu ma zënë frymën meshkujt si puna jote, krejt ma zini frymën. Shumë e thjeshtë, kaq. Me ma zënë frymën mu nuk mundet kërkush, jom e lirë, e lirë. Me i thënë njeriut, veç mos më prek e po ma zë frymën, unë s’paskam pa kështu. O burrë po ma zë frymën edhe kaq.

E ke tregu veten sot saktë kush je. Veç fjalën që e ke thënë para Sarës është turpi më i madh që ekziston. Nuk është hera e parë, disa herë ta kom thënë. Po ma zëni frymën ju, unë si përqafi as femrat kështu. Se lë kërkënd me u ulë afër meje. Leji njerëzit le të ulen, se unë s’jam pronë e kërkujt”, theksoi ajo mes tjerash”, ka thënë Drenusha drejtuar Rezartit.

Drenusha dhe Rezarti kishin krijuar një afrimitet të madh që nga hyrja në spektakël. Në rrjet kanë qarkulluar dhe momente ndërsa ata të dy qëndronin pranë njëri-tjetrit duke u përqafuar së bashku, ndërsa tashmë duket se ai raport është prishur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese