
Me kërkesë të Rozanës, mbrëmjen e djeshme menaxheri i saj publikoi bisedën në WhatsApp me Olta Gixharin ku shihej se Olta i uronte fitoren.
Por sot, miku i ngushtë i Oltës, Eni Shehu, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.
Ai zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”, ndërsa vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.
“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni kur u pyet nga Heidi nëse akseson biseda më të gjera mes të dyjave.