Leonardo Gashi dhe Lela ishin një nga çiftet e krijuara në Big Brother Vip në Kosovë. Duket se lidhja e tyre tashmë ka marrë fund, po brenda këtij formati.
Lidhja e tyre ka marr fund për shkak të një loje, si dhe xhelozisë së këngëtarit për gazetaren. Lejla ka qenë pjesë e një loje, në grup me Drilonin dhe i është dashur që të qëndronte në një bluzë me të. Madje ata kanë kaluar edhe natën në një shtrat.
Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Leos, i cili i ka kërkuar Lejlës që të ndërpresin lidhjen e tyre, teksa tha e ajo e ka shfrytëzuar për lojë.
“Kur është loja në mes, dashurinë e vendos në zero”, i tha Leo.
“Mos guxo me thënë që unë kam luajtur me ty. Je i vetmi person që s’kam luajtur. Veç ishalla e gjen femrën ideale, se pernime s’paskam qenë unë”, i tha Lejla, Leos.