Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Shiloh një talent i ri në kërcim, vajza e Brad dhe Angelina Jolie drejt rrugës së artit

Shkruar nga Newsbomb
Shiloh një talent i ri në kërcim, vajza e Brad dhe Angelina Jolie
Aktorja Angelina Jolie, aktori Brad Pitt dhe vajza e tyre, Shiloh Jolie-Pitt

Vajza 17 vjeçare e Bred Pit dhe Angelina Jolie, Shiloh Jolie-Pitt duket se ka vendosur që të ndjekë rrugën e artit, por ndryshe nga prindërit e saj që janë aktorë, Shiloh është përfshirë në botën e muzikës.

Tashmë, për një kohë goxha të gjatë, Shiloh është angazhuar në kërcim dhe mesa duket aftësitë e saj sa vijnë e përmirësohen, e ndërsa ajo po shkëlqen gjithnjë e më shumë si një talent i ri në këtë fushë.

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, trajneri i saj Lil Kelaan Carter tregon një copëz nga ushtrimet e kërcimit që ajo bën gjatë ditës, nën ritmet e këngës “Tanzania” të Uncel Waffle dhe Tony Duardo.  Ajo që duhet thënë është se, Shiloh duket mjaft e përfshirë në performimin e muzikës dhe siç duket shumë shpejt do të bëhet një kërcimtare me famë botërore.

Koroegrafi Lil Kelaan Carter shprehet se lëvizjet e Shiloh janë tepër profesionale dhe se ato duken sikur dalin nga shpirti.

Kujtojmë që më herët, kur e pyetën aktorin hollivudian Brad Pitt se çfarë mendimi kishte për pasionin e vajzës së tij, ai tha se ishte një rrugë ndryshe, dhe ndonëse deri diku nuk e kuptonte se ku e kishte marrë këtë aftësi, por në fund sipas tij, kjo është diçka e mirë dhe një udhëtim premtues për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lil Kelaan Carter (@lilkcarter)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed