Një ndër sherret më të bujshme të këtij viti padyshim që ka qenë ai në Pejë ku u përfshinë dhe dy reperët shqiptarë, Noizy dhe Reperi.
Noizy dhe dj i tij, Dj Crax ranë në pranga dhe u liruan më pas, ndërkohë Stresi u arratis dhe u vetëdorëzua pas disa muajsh. Ai qëndroi vetëm disa ditë në burg dhe u lirua, por si duket procedurat ligjore nuk kanë mbaruar me kaq.
“Prive” ka zbuluar së fundmi se tre protagonistët e këtij sherri janë paraqitur ditën e sotme tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, ku dhe i janë komunikuar edhe dënimet në vlera monetar.
Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.
Kujtojmë se mëngjesin e 1 gushtit të këtij viti, reperi i njohur Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sherr me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës.
Nga ky sherr mbeti i lënduar rëndë Iseni, i cili u dërgua në spital, ndërsa autoritetet kosovare shpallën në kërkim reperin Noizy, shokun e tij, dj.Crax si dhe reperin Stresi për ndihmë në këtë konflikt.
Vetëm disa ditë më pas, konkretisht më 7 gusht u bë i mundur arrestimi i Noizyt si dhe Dj të tij, Bahtjar Bajraktari. Qëndrimi i Noizyt në qeli zgjati vetëm 1 javë pasi Gjykata e Durrësit më 16 gusht liroi reperit kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra.