Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Selena Gomez i thotë “PO” producentit të njohur, vëmendjen e rrëmben unaza “gjigante” me diamant

Shkruar nga Newsbomb
Selena Gomez i thotë “PO” producentit të njohur,
Selena Gomez - unaza dhe partneri i saj

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez dhe producenti amerikan i muzikës dhe diskografisë Benny Blanco janë fejuar.

Është vetë Selena që ka bërë me dije këtë lajm. Ajo ka ndarë në instagram disa momente emocionuese, teksa ka treguar me krenari unazën me diamante që Blanco i ka propozuar.

“Përgjithmonë fillon tani”, shkruan këngëtarja krah fotove të saj në rrjetet sociale. E në këtë postim nuk mund të mungonte komenti i producentit amerikan i cili shkruan: “Hej prit… kjo është gruaja ime".

Selena dhe Benny Blanco kanë nisur lidhjen në dhjetor të 2023-shit, por njiheshin që nga viti 209, ku punuan së bashku për këngën "I Can't Get Enough".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese