
Sarah Berisha dhe Dj PM po jetojnë romancën e tyre prej më shumë se 2 vitesh pas daljes nga BBVA 1. Së fundmi influencerja ka treguar planet që kanë për dasmë dhe fëmijë.
Sara ka treguar në “Wake UP” se për momentin nuk kanë plan për dasmë, por tregoi se dëshirojnë shumë të bëhen prindër dhe se ajo e ndien veten gati.
Sarah Berisha: Dasma me DJ PM është ndër pyetjet që më bëhet më shumë, kjo dhe për shtatzëninë. Nuk kemi akoma një dasmë në horizont. Në fillim kemi më shumë qejf një bebe, pastaj dasma.
Është përfolur shumë nëpër portale për një shtatzëni të mundshme…
Sarah Berisha: Ma kanë thënë shumë dhe doli dhe nëpër portale. Por ndonjëherë ndodhin këto ndryshimet tek femrat, që mund t’i fryhet pak barku, por jo nuk kam qenë shtatzënë.
Ku po jetoni momentalisht ti dhe PM?
Sarah Berisha: Ne jetojmë vajtje-ardhje, në ditët e sotme jeta kështu është, jemi gjithë kohën në lëvizje. Rruga 3 orë larg është, nuk na kushton asgjë që ta bëjmë vajtje-ardhje. Por është dhe puna që kemi të dy, unë mund ta bëj kudo, po ashtu dhe PM e ushtron kudo profesionin e tij.
Cila është sipas teje mosha ideale për të bërë një fëmijë?
Nuk ka një moshë ideale. Unë e dua shumë një bebe në këtë moment, mendoj se jam gati. Nëse një fëmijë do vijë e mirëpresim. Por nga vrulli i jetës stepemi dhe janë shumë pikëpyetje që i bën vetes. Mendoj ‘si do jetë jeta ime kur të bëhem nënë?’ Një frikë tjetër është që ke një përgjegjësi shumë të madhe. Ndonjëherë ndihem pak fajtore sepse duket sikur e kam shtyrë unë…