Ish-banorja e "Big Brother VIP" në Shqipëri, Sara Gjordeni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit Flavjo Qarri, duke e quajtur atë një çunak që përgojon nderin e një gruaje. Kjo, sipas saj, sepse gjatë kohës që ndodhej në shtëpi ai është shfaqur nëpër emisione dhe e ka ofenduar.
“Kam parë burra që kanë dalë në ekran, çunak në sytë e mi se asnjë burrë nuk përgojon nderin, moralin dhe principet e një vajze që nuk e njohin hapur në ekran", është shprehur ish-banorja.
Megjithatë, Sara nuk e ka lënë me kaq. E ftuar në emisionin "Cherry on Top", ajo ka thënë se para tre vitesh kur gazetari Flavjo Qarri ka hapur biznes i ka kërkuar ndihmë dhe ajo i ka bërë reklamë pa i marrë asnjë lekë. Në atë kohë, Sara tha se ai e kishte quajtur gocë të thjeshtë, kurse kur ishte në "Big Brother" ka thënë se është pa moral.
“Kam parë burra që kanë dalë në ekran, çunak në sytë e mi se asnjë burrë nuk përgojon nderin, moralin dhe principet e një vajze që nuk e njohin hapur në ekran. Kujtoj njërin prej tyre që ka qenë pjesë e Fun Club, ka dal hapur me fjalor…më krahasoi me Bardhin, ai ka vlera, kjo nuk ka. Ai ka moral, kjo nuk ka.
E dini kush është ky person, para tre viteve kur ka hapur një biznes e kam bërë promovimin pa kokërr leku dhe më tha që jam shumë e thjeshtë.
E kam promovuar biznesin e tij pas asnjë interes. Këtë person e kam parë në Fun Club duke diskutuar moralin tim, që unë isha pa moral. Flavjo Qarri, djalë që e kam ndihmuar në nismën e tij dhe kam pasur marrëdhënie korrekte", u shpreh ish-banorja Sara Gjordeni.