Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e një hot-dog shkurton jetën me 36 minuta, ndërsa një pije freskuese merr 12 minuta.
Por e kundërta ndodh me peshkun, ngrënia e peshkut mund të shtojë deri në 28 minuta jetë. Studiuesit e Universitetit të Miçiganit analizuan 5800 ushqime, duke vlerësuar efektet e tyre shëndetësore bazuar në përbërës të tillë si yndyrat, kaloritë dhe sheqeri.
Ndërsa ushqimet si hot dogët, pica dhe djathi u gjetën të dëmshme, të tjera si frutat, perimet dhe sanduiçet me gjalpë kikiriku u gjetën të dobishme për jetëgjatësinë.
Ushqimet më të dëmshme për jetëgjatësinë
Studimi zbuloi se hot dog-ët ishin ushqimet më të dëmshme, të ndjekura nga mishrat e ushqimit si proshuta, e cila hoqi 24 minuta jetë dhe sanduiçët, të cilët reduktuan jetën me 13.6 minuta.
Hot dogët përmbajnë nitrate, të cilat janë të lidhura me një rrezik në rritje të kancerit të zorrës së trashë. Ato janë gjithashtu të larta në sheqer dhe yndyrë, të cilat mund të jenë një faktor rreziku për diabetin.
Në të njëjtën kohë, ushqime të tilla si proshuta dhe hamburgeri , të cilat marrin respektivisht 6 dhe 9 minuta jetë, konsiderohen gjithashtu të rrezikshme për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës dhe sheqerit.
Në të kundërt, ngrënia e gjalpit të kikirikut në një sanduiç duket se shton 32 minuta jetë. Arrat dhe farat shtojnë 24 minuta, ndërsa frutat shtojnë 10.
Sipas Dr. Olivia Jollier, përfitimet e gjalpit të kikirikut janë veçanërisht të rëndësishme, ndërsa buka, veçanërisht gruri i plotë, konsiderohet neutrale ose pak e dobishme.