Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Rrëmbeu çmimin e madh në BBV3, rrëfehet Egla Ceno: Unë skisha parë 10 mijë euro bashkë dhe jo më 100

Shkruar nga Newsbomb
Rrëmbeu çmimin e madh në BBV3, rrëfehet Egla Ceno:
Fituesja e Big Brother Vip 3, Egla Ceno

Fituesja e Big Brother Vip 3, Egla Ceno ka folur mbi ndjesitë që ka përjetuar pasi rrëmbeu çmimin e madh. E ftuar në emisionin Fiks Fare aktorja u shpreh se emocionet ishin shumë të mëdha, pasi ajo nuk kishte parë asnjëherë në jetën e saj 10 mijë euro bashkë dhe jo më 100 mijë.

100 mijë euro bashkë, unë s’kisha parë bashkë as 10 mijë euro. Po 100 mijë euro, ec radhaaaa”,- u shpreh aktorja, Egla Ceno.

Gjithashtu ajo ka folur edhe mbi marrëdhënien me banorët e tjerë, duke pranuar që ka zero komunikim me të gjithë, ndërsa i’u drejtua me një thirrje edhe aktorit Julian Deda që ta merrte në telefon për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të saj, pasi kjo është një sjellje njerëzore duke evidentuar këtu që ajo është rrëzuar në skenë në natën finale dhe ka pasur probleme me kërbishtin.

Me ish-banorët flas, por këto ditë nga kërbishti nuk është se kam folur shumë. Jul Deda, o Julo, jena shqiptarë vëllai. Bota është botë, merret i sëmuri në telefon.  I thuhet si e ke kërbishtin, a u bërë mirë, jo telefonin e kam hapur. Unë rashë te studioja dhe sipër kisha fytyrën e Julit të shqetësuar, dhe kur më vjen një batutë; ej më tha mua, kështu është kur e merr Bigun me hile’. Mu hiq qafë i thashë”,- tha Egla.

Ndërsa për Romeo Veshajn, tha se “është shumë mirë. Ka ca gjëra që s’mund t’i them për momentin, por do sqarohen vetë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese