Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Rrëfimi prekës i Rovena Stefës: Kam qenë shtatzënë, por e humba fëmijën nga dhuna fizike

Shkruar nga Newsbomb
Rrëfimi prekës i Rovena Stefës: Kam qenë
Rovena Stefa

Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa mbrëmjen e djeshme ka bërë një rrëfim prekës mbi jetën e saj, vështirësitë dhe sfidat, por edhe suksesin në botën e muzikës ndër vite.

Me lot në sy, këngëtarja ka treguar dramën më të madhe të jetës ku në moshën 21 vjeçare kur filloi të bashkëjetonte me një djalë, i cili rezultoi se ishte një person i alkoolizuar dhe droguar që ushtronte dhunë ndaj saj.

Edhe më i rëndë ishte detaji se artistja humbi fëmijën nga ajo dhunë e ushtruar nga ai burrë.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditë e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, u shpreh ajo.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat pse jo”, - theksoi Stefa. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese