Këngëtari i njohur shqiptar, Noizy ka njoftuar se do të anullojë koncertin që supozohej të mbahej mbrëmë në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, teksa ka bërë me dije se arsyet për ndalimin e koncertit ka të bëjë se ai është shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth ngjarjes së bërë tashmë mediatike të sherrit me personazhin e njohur të Tik Tok-ut, Medi Iseni.
“Ferizaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju, për shkak se po më shoqërojnë në polici. Shihemi herë të tjera!”- shkruan reperi i njohur, Noizy.
Kujtojmë se personazhi i njohur i Tik Tok-ut u përfshi në një sherr me Noizin dhe 7 shokët e tij, mëgjesin e së mërkurës në një diksotekë në Pejë të Kosovës.
Sipas asaj që raportoi më herët Newsbomb.al nuk dihen arsyet e këtij sherri, ndërsa sipas Isenit, ai u nxor në pritë nga reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si “Stresi”, ku nxorri edhe mesazhet e komunikimit midis tyre, duke vërtetuar në këtë mënyrë fjalët e Isenit.
Megjithëse, reperi Noizy njihet për sukseset e tij të jashtëzakonshme në rrugën e artit dhe të muzikës, duhet të themi se shpesh ai ka bërë bujë mediatike edhe me përleshjet e tij me personazhe të ndryshëm, të njohur zakonisht në rrjetet sociale.