Hapësire reklamuese


Showbiz & Lifestyle

Ronaldo i propozoi më në fund Rodriguez-it? Modelja tregon unazën mahnitëse, ndez thashethemet e fejesës

Shkruar nga Newsbomb
Ronaldo i propozoi më në fund Rodriguez-it? Modelja tregon unazën
Ronaldo-Georgina

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka ndezur thashethemet e fejesës duke treguar një unazë të madhe diamanti në një histori të fshehtë në Instagram.

Rodriguez shpërndau në InstaStory-n e saj një unazë mahnitëse, me një diamand të madh drejtkëndor, të shoqëruar me një shkrim në gjuhën arabe. Teksti arab përkthehet si: "Dhe largoje të keqen prej nesh, Amen". 

Ronaldo i propozoi më në fund Rodriguez-it? Modelja tregon unazën
Postimi i Georgines me unazën

Thashethemet për një martesë të afërt dolën pasi Rodriguez u pa të ngacmohej nga miqtë e saj në reality show-n e saj, "I Am Georgina".

Ronaldo është shprehur më herët se dyshja mund të martohen së shpejti: "Mund të jetë brenda një viti ose mund të jetë në gjashtë muaj ose mund të jetë në një muaj. Unë jam 1000% i sigurt se do të ndodhë."

Ronaldo dhe Georgina janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana dhe Bella.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese