
Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi ishin dy nga banorët e Big Brother VIP 3 që morën vëmendjen e publikut, veçanërisht për shkak të romancës së tyre. Pas përfundimit të këtij reality shoë, në media u aludua se çifti ka pasur përplasje që mund të kenë çuar dhe në ndarjes mes tyre.
Megjithatë një foto e publikuar nga Romeo në rrjetet sociale, duket se i ka dhënë fund të gjithë aludimeve. Ai shfaqet në ashensor bashkë me Heidin, teksa kjo e fundit është me shpinë. Ata janë të përqafuar si për të treguar se "gojët e liga" le të flasin, pasi romanca e tyre vijon.
Kujtojmë që të dy ishin finalistë në Big Brother VIP 3, por fituese u shpall Egla Ceno. Ndërsa Romeo u rendit në vendin e tretë pas Eglës dhe Julit.
