
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale pas një postimi të zjarrtë në InstaStory.
Në foton e publikuar, artistja 33-vjeçare shfaqet me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj të tonifikuara dhe një formë trupore për t’u admiruar të stilit të saj të guximshëm dhe përkushtimit të fortë ndaj jetesës së shëndetshme dhe palestrës.
Pavarësisht axhendës së ngjeshur dhe udhëtimeve të shpeshta, Rita arrin të mbajë një formë fizike perfekte, duke dëshmuar se disiplina dhe një stil jetese aktiv janë pjesë e pandashme e suksesit të saj.
Aktualisht, ylli i hitit “Hot Right Now” ndodhet në një turne muzikor në Amerikën e Veriut, ku po performon si mysafire speciale në koncertet madhështore të Kylie Minogue, në kuadër të turneut “Tension”.
Postimi i Ritës është pritur me entuziazëm nga fansat e saj të shumtë, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për vetëbesimin, bukurinë dhe elegancën që ajo transmeton, edhe një herë duke treguar se di të rrëmbejë vëmendjen, jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
