
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka surprizuar ndjekësit me një video të re të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet përkrah ish-partneres së tij, Kejsit.
Këtë herë, videoja nuk ka ardhur nga mediat, por është shpërndarë nga vetë artisti, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitetin fansave.
Stresi ka shpërndarë një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re, e cila pritet të publikohet së shpejti. Ajo që bie menjëherë në sy është prania e Kejsit, e cila duket se ka marrë rolin kryesor në këtë projekt të ri që ngjan me një këngë dashurie.
Krahas pamjeve, Stresi ka shoqëruar postimin me mbishkrimin “Sa t’kam dasht”, që me shumë gjasë është edhe titulli i këngës së re.
Kjo video ka nxitur reagime të shumta në rrjet pasi fansat e çiftit, dikur shumë të dashur për publikun, janë surprizuar nga shfaqja e papritur e Kejsit.
Stresi e ka pranuar në intervista të ndryshme se Kejsi ka qenë një nga dashuritë më të mëdha të jetës së tij, ndaj prezenca e saj në klip ka ndezur menjëherë spekulime për një ribashkim të mundshëm.
A është ky një mesazh i koduar, një shans i dytë për dashurinë, apo thjesht një bashkëpunim artistik? Kjo mbetet ende për t’u zbuluar.
View this post on Instagram