Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Rikthehet sherri mes Bardhit dhe menaxherit, Sara i del në mbrojtje

Shkruar nga Newsbomb

Rikthehet sherri mes Bardhit dhe menaxherit, Sara i del në mbrojtje

Sherri mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se është rikthyer përsëri.

Lajmin e ka ndarë vetë Sara, si gjithnjë, e cila me anë të një postimi thotë se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në këto momente shumë të rëndësishme për të. Po ashtu, Sara i bën thirrje ndjekësve të heqin nga “follow” Bardhin deri në një njoftim të dytë.


Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit. Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë follow nga Bardhi.

Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituarndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë. Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali i cili ka mjaftueshëm stress për rritjen e fëmijës së tij të parë. Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime,”-shkruan Sara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese