Mbrëmjen e kësaj të premte, në orën 21:00 në ekranin e Top Chennel do të startojë një nga formatet më të ndjekura, “Lufta e nuseve”.
Tre nuse pranojnë të shkojnë në dasmat e njëra-tjetrës, të komentojnë dhe vlerësojnë me pikë dekorin, fustanin e nuses, atmosferën dhe ushqimin. Në fund të votimit do të përzgjidhet dhe dasma fituese e cila do të jetë dhe ajo dasmë që ka arritur të mbledhë më tepër pikë.
Tre nuset bukuroshe në këtë puntatë të parë të “Luftës së nuseve”do të jenë, Evi, Jonida dhe Armelda.
Tre dasma jashtëzakonisht të kuruara, tre nuse të bukura, atmosfera fantastike! Do të këndojnë në dasmat e Evit Mariola dhe Jurgen Kacani, në dasmën e Jonidës Gjyste Vulaj ndërsa te Armelda do jetë Aurela Gaçe!
Dasma të mrekullueshme dhe finale emocionuese plot surpriza. Të gjitha do i ketë kjo Luftë Nusesh ndaj mos harroni, në orën 21.00 në Top Channel!