Këngëtarja Xhensila Myrtezaj erdhi mbrëmjen e së enjtes me një rrëfim krejt ndryshe, duke na treguar një Xheni tjetër nga sa jemi mësuar ta shohim nëpër koncerte e dalje të tjera televizive.
Përballë moderatores Arbana Osmani, ajo “hapit kutinë e errët” të kujtimeve duke rrëfyer mes lotësh dhe një eksperiencë mjaft traumatike që e ka përjetuar në vegjëli.
Me lotët që i “lanë fytyrën”, këngëtarja rrëfeu për herë të marrë në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, se kur ishte 6 vjeç ka barë babain duke goditur me thikë nënën e saj.
“Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret,” tha ajo.
Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u ndal dhe te përfundimi i marrëdhënies së saj shumëvjeçare me Bes Kallakun ku faji i mbeti “mungesës së komunikimit”, mes tyre.
E kjo intervistë e këngëtares më in të momentit në vendin tonë ka “thyer” dhe rekord shikueshmërie. Shqiptarët kanë qenë kurioz për jetën e Xhensilës, për të cilën shpesh herë është aluduar dhe shkruar nëpër mediat dhe rrjetet sociale.
Se sa të “etur” dhe të interesuar kanë qenë qytetarët për atë çfarë po ndodh me këngëtaren e përkthejnë më së miri dhe shikimet në “Youtube”. Në vetëm 14 orë intervista me Xhensilën ka marrë afërsisht 600 mijë shikime.