Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Regjisori i njohur amerikan zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar

Shkruar nga Newsbomb
Regjisori i njohur amerikan zgjedh jugun e Shqipërisë për të
Regjisori amerikan William Oliver Stone

Nga një vend i vogël, i lënë në harresë diku në një cep të Ballkanit, Shqipëria pak nga pak po kthehet në një nga atraksionet që po “përthith” të huajt.

E së fundmi rivierës shqiptare, ujit të kristaltë dhe mikpritjes së shqiptarëve që po bën bujë kudo nëpër botë nuk ka mundur t’ i rezistojë as regjisori, producenti dhe skenaristi i njohur amerikan, William Oliver Stone.

Në redaksinë e Newsbomb.al ka mbërritur një foto ku një prej njerëzve më me peshë në kinematografi ka zgjedhur për pushime jugun e Shqipërisë. Ai shihet teksa po shijon një drekë të mirë në “Folie Marinë” në Jalë.

Regjisori i njohur amerikan zgjedh jugun e Shqipërisë për të
William Oliver Stone ne jug te Shqiperise

William Oliver Stone është një prej skenaristëve më me zë të kohës. Ai njihet si një nga regjisorët që kudo ku shkon do të nxisë diskutime. Ai ka trajtuar tema që nga Lufta e Vietnamit dhe politika amerikane deri te biografitë dhe dramat kriminale.

Regjisori njihet edhe për nxitjet dhe motivimin që u bën aktorëve që të bëjnë interpretime të denja për Oscar, dhe pavarësisht dështimeve gjatë jetës, Stone ka ditur si të gjejë rrugën e suksesit. Filmat e Stone janë nominuar për 31 çmime Oscar, duke përfshirë tetë për aktrim, gjashtë për shkrime në ekran dhe tre për regji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese