Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Refuzoi rolet në disa filma me personazhe të njohur, aktori zbulon arsyen e këtij vendimi

Shkruar nga Newsbomb
Refuzoi rolet në disa filma me personazhe të njohur, aktori zbulon
Aktori i njohur Gentian Zenelaj

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka treguar se ka refuzuar disa role që i janë ofruar që të luajë në filma.

Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Zenelaj ka rrëfyer se arsyet se përse i ka refuzuar këto role, ka qenë dashuria për teatrin, kontakti i drejpërdrejtë me spektatorët dhe emocioni i pastër që ai përjeton kur luan në skenë.  

Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli”,- është shprehur aktori Gentian Zenelaj.

Aktori shton se me shumë qytetari është munduar që të gjejë justifikime për të shmangur rolet që i janë ofruar në kinematografi, ndonëse refuzimet mund të jenë shoqëruar edhe me hatërmbetje përfundon ai.

Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, – përfundoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese