Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Qytetarja i kërkon Arbana Osmanit të kthehet: Nuk e jep askush Big Brother Vip si ty

Shkruar nga Newsbomb
Qytetarja i kërkon Arbana Osmanit të kthehet: Nuk e jep askush Big
Arbana Osmani me qytetaren

Kur themi Arbana Osmani, direkt nëpër mend na shkon “Big Brother”. Moderatorja, e cila njihet dhe si “veterania” e këtij reality show ndërpreu rrugëtimin e moderimit të këtij spektakli vitin e kaluar.

Në vendin e saj erdhi Ledion Liço. Por, pa çka se ky i fundit ka marrë me dhjetëra komplimenta sa i përket moderimit të këtij emisioni, qytetarët nuk janë “plotësisht të kënaqur”.

E këtë fakt e ka treguar së fundmi një qytetare në pod-kastin e Arbanës, në “Mirëmbëra Yje”. Teksa moderatorja dhe Alketa Vejsiu ndërmorën një sfidë për të shitur mjaltë në Bogë, një qytetare iu afrua duke i thënë Arbanës se askush nuk e transmeton Big-un si ajo.

Pjesë nga biseda:

Qytetarja: Arbana pse nuk ke hyrë prap në Big Brother? Nuk e jep kush si kjo.  

Arbana: E lere... 

Alketa: Kanë bërë protestë njerëzit aty, kanë protestuar dhe thonë të gjithë pse nuk është Arbana.  

Qytetarja: Po mirë kanë thënë, nuk e jep kush si Arbana

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese