Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Qepe gojën, mos fol më" , sherr “LIVE” mes dy grave, nëna tenton të godasë vajzën

Shkruar nga Newsbomb
"Qepe gojën, mos fol më" , sherr “LIVE” mes dy
© Credits tvklan.al

Joana fajëson nënën e saj, Violetën në “Shihemi në Gjyq” se iku duke lënë pas 5 fëmijë. Në fillim të rubrikës së ndërmjetësimit nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Joana shpjegoi se Violeta u largua në Itali duke lënë Joanën 11-vjeçare të kujdesej për motrat e vëllezërit më të vegjël, gjë që ajo e bën ende.

Violeta kërkon që sot të jetojë në shtëpinë e djalit dhe vajza s’e lejon. Ajo i thotë se nuk e njeh si nënë pasi nuk mendoi fillimisht për ta. Debati mes tyre përshkallëzon dhe Violeta tenton ta godasë.

Joana: Nuk e njoh për nënë këtë!

Eni Çobani: Pra, ti e njeh nënë këtë për letra, jo për zemër?

Joana: Për zemër nuk e njoh!

Eni Çobani: Po në letra e ke nënë?

Joana: Jo, nuk ekziston!

Violeta: Moj mos justifiko babanë tënd ti moj se unë kam bërë shumë sakrifica për ty moj! Mos u ndiko ndaj mamasë moj se mamaja të qan hallin moj, babai jot është me tjetër grua moj! Unë babain tënd e kam hedhur në gjyq se unë erdha t’ju merrja, babai jot nuk më ka lënë.

Joana: Kur ke ikur nuk mendove! Pse nuk bëre si të gjithë gratë e tjera?

Violeta: Doja të shpëtoja kokën time!

Eni Çobani: Si, të shpëtosh kokën tënde dhe të lësh fëmijët këtu?

Violeta: Kam ikur të shpëtoj! Kjo do një kështu kjo moj!

Violeta matet të godasë Joanën.

Eni Çobani: Jo, jo, s’mund ta godasësh këtu! S’mund ta godasësh vajzën se është…

Violeta: Qepe gojën, mos fol më!/tvklan.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese