Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Qëndroi në burg pas sherrit për Noizyn, reagon pas lirimit Dj Crax

Shkruar nga Newsbomb
Qëndroi në burg pas sherrit për Noizyn, reagon pas lirimit Dj
Noizy dhe Dj Crax

Bahtjar Bajraktari, i njohur për publikun si Dj Crax ka lënë qelinë. Autoritetet kosovare vendosën të lirojnë Dj i cili u arrestua në muajin gusht bashkë me reperin Noizyn, të akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se Prokuroria e Shtetit ka kërkuar që Bahtjar Bajraktari të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.

 “I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, tha Nikçi për Klankosova.tv.

Vetëm pak orë më parë ka reaguar edhe Dj Crax. Në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka postuar një video ku njofton se është i lirë dhe është duke shijuar një xhiro me makinë në Prishtinë.

Qëndroi në burg pas sherrit për Noizyn, reagon pas lirimit Dj
Postimi i Dj Crax pas lirimit

Kujtojmë se mëngjesin e 1 gushtit të këtij viti, reperi i njohur Noizy bashkë me shokët e tij u përfshinë në një sherr me personazhin e Tik Tok, Medi Iseni jashtë ambienteve të një diskoteke në Pejë të Kosovës.

Nga ky sherr mbeti i lënduar rëndë Iseni, i cili u dërgua në spital, ndërsa autoritetet kosovare shpallën në kërkim reperin Noizy, shokun e tij, dj.Crax si dhe reperin Stresi për ndihmë në këtë konflikt.

Vetëm disa ditë më pas, konkretisht më 7 gusht u bë i mundur arrestimi i Noizyt si dhe Dj të tij, Bahtjar Bajraktari. Qëndrimi i Noizyt në qeli zgjati vetëm 1 javë pasi Gjykata e Durrësit më 16 gusht liroi reperit kundrejt garancisë, 50 milionë lekë të vjetra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese