Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky ndodhet përballë drejtësisë, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë një ish-mikun e tij në Los Anxhelos. Procesi gjyqësor nisi këtë të premte dhe, nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 24 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2021, pranë një hoteli në Hollyëood, pas një debati të ashpër mes reperit dhe Terell Ephron, një artist dhe mik i tij i fëmijërisë. Të dy kanë qenë pjesë e grupit hip-hop A$AP Mob dhe janë njohur që në shkollën e mesme.
Sipas akuzës, Rocky fillimisht ka nxjerrë armën në mënyrë kërcënuese gjatë konfliktit, dhe më pas ka qëlluar dy herë në drejtim të Ephron, i cili ka marrë një plagë të lehtë dhe është trajtuar në një spital në Nju Jork.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. Avokati i tij ka theksuar se ata janë të gatshëm për gjyqin dhe besojnë se do ta kalojnë me sukses këtë sfidë.
Ndërkohë, çështja ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për shkak të famës së Rocky-t si një yll i hip-hop-it dhe ikonë e modës, por edhe për faktin që ai është partneri afatgjatë i këngëtares Rihanna.