Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Puthje dhe përqafime, pajtohen Jozi dhe Loredana? Banori: Nuk durova dot...

Shkruar nga Newsbomb
Puthje dhe përqafime, pajtohen Jozi dhe Loredana? Banori: Nuk durova dot...
Jozi-Loredana

Ish-çifti Jozi dhe Loredana mesa duket do t'i japin edhe një mundësi marrëdhënies së tyre të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”. Pas disa javësh të distancuar dhe të tensionuara me debate mes tyre, dyshja janë parë ditët e fundit, duke shkëmbyer përqafime.

Mëngjesin e djeshëm, ata e kanë nisur mëngjesin bashkë, mes puthjeve dhe përqafimeve të ngrohta. Ndërkohë, gjatë një bisede mes tyre, Loredana e ka pyetur Jozin se çfarë ndodhi që ndryshoi mendje. Ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk e duronte dot distancën e saj në ditëlindjen e tij, teksa festonin me banorët e tjerë. 

Pjesë nga biseda:

Loredana: Çfarë të bëri të ndryshosh mendjen?

Jozi: Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë.

Kujtojmë se krisja e marrëdhënies së tyre erdhi pas daljes së Jozit nga shtëpia, ndërsa me rikthimin e tij, ai u pa i distancuar nga Loredana. Për më tepër, ai zhvilloi edhe një afrimitet me banoren tjetër në shtëpi, Olën. Ky raport u komentua gjatë nga Loredana, teksa ka shkaktuar edhe tension te kjo e fundit. 

Megjithatë, duket se marrëdhënia Loredana-Jozi, ka marrë një tjetër kthesë. Ata janë parë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por, gjithsesi, duhet të presim në ditët në vijim se si do të zhvillohet raporti i tyre, dhe nëse do të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese