
Koreografi Ilir Shaqiri ka sqaruar njëherë e mirë për një prej veprimeve më të kryqëzuara nga publiku shqiptar. Pasi puthi vajzën e tij në buzë, kur ajo i bëri një surprizë në shtëpinë e Big Brother Vip, opinioni publik shpërtheu në komente negative.
Mirëpo, sipas Ilirit atë veprim do e bënte përsëri dhe tha se kush nuk kupton dashurinë atërore midis babit dhe vajzës së tij, nuk do të ishte asgjë përveç se një njeri pa shpirt.
“Do ta puthja edhe në momentin para vdekjes, do vdisja i lumtur. Kush nuk kupton dashurinë atërore midis babit dhe vajzës së tij, nuk do të ishte asgjë përveç se një njeri pa shpirt.
Unë me Emilin kam një dashuri që në momentin që ka lindur dhe flitë te gjoksi im, deri në momentin që do t’ia dorëzojë dikujt tjetër. Siç ajo thotë ‘unë një ditë do gjej princin tim, por ti do jesh mbreti im gjithmonë’, mendoj që është e drejta e një babai dhe një vajze, në të gjitha mënyrat, nëse iu vjen natyrale të japin një puthje astampo.
Ndoshta për konceptin e shqiptarëve, që nuk kuptojnë këtë gjë dhe janë të mbyllur dhe të varfër shpirtërisht nuk i komentoj fare sepse kam jetën time. Nuk më intereson fare”, tha Ilir Shaqiri i ftuar në Cherry on Top.