
Modelja e njohur shqiptare dhe ish-Miss Universe Albania 2015, Megi Luka ka bërë një “gafë të pafalshme” ditën e sotme.
Në një postim në Instastory, Luka ka dashur që të shprehë ngushëllimet për ikjen e të madhit Ismail Kadare, por siç duket ajo e ka ngatërruar atë me autorin e mirënjohur, Dritëro Agolli.
Modelja ka publikuar një poezi të Dritëroit të titulluar “Mjegull i dashurisë”, ndërsa përkrah saj shkruan “Pusho në paqe Dritëro Agolli”.

Postimi është fshirë pak minuta pasi ajo e kishte hedhur, dhe nuk dihet nëse modelja e ka vënë re vetë gabimin, apo të tjerë i kanë treguar se është Ismail Kadare ai që humbi jetën sot, ndërsa Dritëro Agolli është ndarë nga jeta para 7 vitesh.
Autori i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në moshën 88-vjeçare. Ndonëse ai mbylli sytë përgjithmonë, por pasuria e tij letrare do të jetojë përjetësisht në zemrat dhe mendjet e lexuesve shqiptarë dhe të huaj.