Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Publiku merr më të mirët”, flet për herë të parë Arsida pas eleminimit nga Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
“Publiku merr më të mirët”, flet për herë
Arsida

Arsida ka qenë e eleminuara e radhës nga “Big BrotherVip Albania”, e cila la shtëpinë gjatë mbrëmjes së djeshme. Energjike, plot debate dhe konflikte, Arsida gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. krijoji më shumë armiq sesa miq.

Ajo ka qenë e ftuar gjatë ditës së sotme në “Big Brother Radio” teksa ka folur dhe mbi eleminimin dhe arsyjet që ajo tashmë është jashtë formatit.

Arsida u shpreh se sapo kishte nisur lojën e saj por ende nuk kishte arritur që ta gjente venden brenda asaj loje. Ndër të tjera ajo thotë se ndihej në presion, shto këtu dhe faktin që kishte të bënte me vipa si dhe nga jetesa e izoluar. Arsida ka thënë se nuk ishte plotësisht vetvetja dhe se nuk donte të krijonte vetëm debate, apo dhe të qëndronte vetëm në hije si shumicën e kohës, por u mundua të përshtatej me rrjedhën e lojës.

Publiku merr më të mirët, kështu që mendoj që publiku e di më mirë përderisa kam qenë zgjedhja. Sigurisht që mendoj që kisha shumë për të dhënë. Unë sapo kisha nisur lojën.

Po, por fakti që u shkëputa tek shtëpia tjetër edhe më pas erdha dhe ndenja pak. Dy tre ditë nga sfida e grupeve shkova sërish tek një dhomë tjetër, akoma nuk isha integruar. Kisha treguar vetëm kunjat e vogla. Sa kisha bërë nxehjen. Dy ditët e fundit që fillova realisht të njoh, të kuptoj, të pozicionohem, sepse unë nuk do të bëja vetëm armiq aty brenda. Kisha edhe miqësi. Fillova pak nga pak të njoh personazhe. Janë persona me të cilët unë nuk mund të kisha një përputhje, kështu që duhet të kuptoja me kë duhet të afrohesha, me kë të mos afrohesha dhe sapo kisha filluar.

Nuk e prisja. Unë faktikisht besoj shumë në Zot dhe, që në momentin që më është bërë ftesa për t’u bërë pjesë e Big-ut, e kam marrë një shenjë që duhet ta bëj dhe kam thënë ‘unë do ta bëj, do të shkoj atje për sa kohë të duhet, a është 1 ditë, a është 3 ditë, nuk më intereson’. E vetmja gjë që nuk doja është të më linte peng përse nuk bëra diçka. Këtë e kisha shumë merak. Natyrisht isha vetvetja në lojë. Unë nuk jam tip që rri në hije. Nuk ishte siç e kisha menduar, se e kisha menduar ta nisja pak më butë, por si erdhën gjërat, si u përballa m’u desh të nxirrja atë pjesën time të karakterit, por që isha unë. Jam unë në lojë.

Ndihesha në presion. Pak nga përballja me VIP-at që më kishin vënë këtë bllokatën, pak nga ambienti i mbyllur, ndihesha në stad mbijetese,” është shprehur Arsida.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese