Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Publikohet podkasti i Bleros me Afronën pas disa javësh pritje, çfarë shkoi keq mes dyshes

Shkruar nga Newsbomb
Publikohet podkasti i Bleros me Afronën pas disa javësh pritje,
FotoMontazh/ Blero dhe Afrona

Intervista e shumëpritur e këngëtarit nga Kosova, Blero dhe ish- bashkëshortes së tij, Afrona Dika është transmetuar mbrëmjen e sotme, pas një pritje të gjatë që nga publikimi i promos.

Publikimi i këtij podkasti u shty pas mosmarrëveshjeve që lindën midis dy ish-partnerëve, ku Blero mendonte se rrëfimi i tij ishte komercializuar më shumë se sa ishte realisht duke kërkuar që ai të mos transmetohej.

Epo siç duket, ato kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjidhur këtë çështje dhe kanë vendosur që rrëfimi i tyre të shohë dritën e transmetimit.

I ftuar në podkastin "Talk with Afrona", Blero dhe ish-parnerja e tij janë takuar pas dy vjetësh nga ndarja e bujshme e tyre për të folur për herë të parë publikisht arsyet që i çuan drejt divorcit zyrtar.  

Afrona e ka nisur intervistën me pyetjen drejtuar Bleros se përse nuk funksionoi martesa midis tyre.

“Pse nuk na funksionoi martesa Blerim?”,- pyeti Afrona.

Në përgjigje të pyetjes, këngëtari tha se për këtë çështje ndikuan një mori ngjarjesh dhe rrethanash, të cilat bënë që gjërat midis tyre të kalonin në një rrugë pa kthim pas.

Sipas Bleros, faji dhe përgjegjësia me e madhë në këtë lidhje është më shumë i tij, pasi disa veprime nuk kanë qenë të matura duke vështirësuar mundësinë për vazhdimësinë e kësaj marrëdhënie midis tyre.

Ai gjithashtu, i kërkoi falje ish-partneres për kokëfortësinë e treguar duke bërë që t’i jap fund një udhëtimi kaq të bukur.

Mendoj prej disa vendimeve të mira personale, që s’kanë qenë të matura e të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, por edhe na jemi njerëz.

Mundem me thënë që arsyeja pse nuk na ka funksionu është pjesë shumë e madhe e jemja dhe gabimi jem, dua ta pranoj publikisht. Dua të kërkoj falje publikisht ty Afronë, sinqerisht. Në atë kohë ka qenë ideja jem me qëndru në Kosovë, u desht me ardhë me ty në Zvicër.

Po nuk e kam pa se si e shoh sot. Ti ke pas të drejtë kur ke thon kështu e ashtu, por sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në jofunksionimin e martesës tonë. Por njeri i sheh gabimet e veta pastaj. Të kam thënë edhe privatisht se pjesa kryesore e mosfunksionimit të lidhjes kam qenë unë”,- u shpreh Blero. Blero.

Afrona vijoi më tej duke thënë se një faktor tjetër ka qenë edhe distanca, pasi njëri nga ato duhet të provonte të sakrifikonte për hir të kësaj marrëdhënie, ndërsa shton se edhe ajo kishte gabuar që ishte zhdukur nga jeta e tij, pa i qartësuar gjërat midis tyre.

Ti ke pas qejf me ardhë në Kosovë një kohë ke qëndru por nuk je ambientu. Është dashtë edhe unë me ardhë në Zvicër me provu, nuk e kam bërë, është gabimi im dhe e pranoj publikisht.  

E di që unë gabova shumë, që s’jemi ulë edhe nuk i kemi sqaru. Ka qenë edhe ky faji jem që veç jam zhduk nga jeta jote, sepse e kam pas një mllef”,- përfundoi Afrona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese